Ministria e Kulturës ka vendosur të promovojë artizanatin dhe ka çelur projektin “Fondi i Artizanëve 2023”, për të gjithë ata persona që kanë projektpropozime konkrete për edukimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit tradicional.
Nën moton “E ardhmja është në origjinë”, Fondi përfshin një mbështetje deri në 10 milionë lekë të vjetra dhe u drejtohet individëve-artizanë, personave juridikë të regjistruar si OJF dhe persona fizikë të regjistruar në QKB.
Ky Fond do të mbështesë projekte, të cilat stimulojnë përcjelljen e zanateve dhe profesioneve tek të rinjtë, me qëllim mësimin dhe edukimin profesional të një brezi pasardhës artizanësh, të cilët do t’i trashëgojnë këto profesione.
Projektet përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Ministrit të Kulturës dhe afati i aplikimit është nga 25 janari-25 shkurti 2023. Të gjitha projektpropozimet duhet të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Ministrisë së Kulturës.
Diskutime rreth kësaj post