Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se sot “kyçi parlamentin sikur ta kishte dyqan personal.”
Sipas demokratit, Rama dha urdhrin për këtë, me qëllim që shqiptarët të mos njihen me faktet e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë.
Mes të tjerash, Salianji shkruan se kreu i qeverisë dhe ministrat e tij janë të përfshirë në aferën e korfrupsionit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal që u arrestua në SHBA tre ditë më parë.
“Sot autokrati kyçi dhe parlamentin sikur ta kishte dyqan personal, njësoj siç i ka mbyllur gojën kujtdo në partinë e tij sot mbylli dhunshëm parlamentin që qytetarët mos njiheshin me faktet e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë!
Edi Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në aferën më të rëndë që është zbuluar ndonjëherë!
Frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të futet në vrimë të miut! Nuk e shpëtojnë dot as oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA, as paratë e krimit dhe korrupsionit as devijimi i vëmendjes, as kapja e drejtësisë! Dita po vjen!”, shkruan Salianji.
Diskutime rreth kësaj post