Eni Tare, banori më i fundit i eleminuar nga shtëpia e BBV, ishte i ftuar sot në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, teksa ndër të tjera ka folur edhe për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Fillimisht ai zbuloi se ka qenë një fans i madh i formatit dhe ka pasur shumë dëshirë të bëhet pjesë e tij:
“Ka qenë Big Brother ku mori pjesë Bjordi (që e bëri fans). Që nga ai moment mua më hipi dëshira dhe doja ta realizoja. U kthye në ëndërr për të qenë pjesë e një reality show si BBV.”.
Ndërkohë rrugëtimin e tij në reality show ai e përshkroi në këtë mënyrë, duke treguar edhe arsyet që sipas tij e penalizuan:
“Kam qenë pjesë e televizionit, jam marrë edhe me modeling. Ishte një terren i fortë, luftërash. Nuk arrita të futem dhe unë në atë luftë. Banorët prisnin që unë të tregoja diçka nga vetja ime. U përpoqa që nëpërmjet disa banorëve të tjerë, Ronaldos apo Teas, të përcillja të njejtin mesazh te banorët që nuk më pyesnin se çfarë bëja unë, me çfarë merresha.
Loja ime do ishte po e njejtë në aspektin e vërtetësisë, sjelljes, ajo që do ndryshoja do ishte ky emocioni dhe ky ngurtësimi që më kapi për shkak të kamerave (po të futej sërish) Po të isha futur që në fillim, ndoshta gjërat do ishin ndryshe. Kur jam futur unë, ishte një situatë e përqëndruar te Luizi, jo te banorët e rinj. Kjo më penalizoi sepse ajo situatë vazhdoi për ditë me radhë. Unë nuk kam qenë pjesë e debateve më përpara dhe nuk mund të flisja.”, tha Eni.
Diskutime rreth kësaj post