Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, komentoi në Euronews Albania nominimin e David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë. Bushati tha se ardhja e tij në Shqipëri është një tregues se vendi ynë do të jetë më shumë në radarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se do të ketë nxitje ndaj SPAK për të dhënë rezultate si dhe parashikoi zhvillime të rëndësishme, por pa i specifikuar.
“Merr peshë Shqipëria në pozicionin e saj në NATO dhe në Ballkan. Yuri Kim ka dhënë kontributin e saj dhe ky ndodhta do të japë edhe më shumë.
Ajo që po përpiqem të them është që do jemi më shumë në radarin e Shteteve të Bashkuara, Shqipëra do të jetë shumë e rëndësishme. Ne nuk i lidhim ato pikat. Vuçiç po detyrohet të pranojë Kosovën dhe ka thënë se do bëjë një deklaratë të dielën që po e presin të gjithë. SHBA-të po i kërkojnë Serbisë përmes BE-së që të njohë Kosvën. Nga ana tjetër Kosovës SHBA po i kërkon të njohë asosacionin. Nuk janë të shkëputura ngjarjet. Është një tenexhere që po vihet nën presion për të dhënë rezultate.
Na vë dhe ne se nuk janë të shkëputura këto ngjarje. Kështu do ndodhë dhe në Shqipëri SPAK-u po shtyhet të japë më shumë rezultate, do ketë dhe zhvillime të tjera. E gjitha kjo ndodh pasi konteksti rreth nesh ka ndryshuar, Evropa është në luftë dhe nuk mund të jenë njësoj ngjarjet”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post