Pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit, PD firmos koalicion me Partinë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut.
Mësohet se koalicioni parazgjedhor do të firmoset këtë të mërkurë, 25 janar, mes kreut të PD Sali Berisha dhe kreut të PBDNJ Vangjel Dule.
“Në orën 11.00 firmoset Marrëveshja e Koalicionit mes Partisë Demokratike dhe PBDNJ”, thuhet në njoftimin e PD për mediat.
Diskutime rreth kësaj post