Lajmi për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së u pasua sot nga një reagim i kryeministrit Rama, i cili u shpreh se ajo për të cilën akuzohet Charles McGonigal, s’ka asnjë lidhje me të dhe se në emër të tij nuk ka asnjë hetim. Në një lidhje Skype, gazetari Robert Papa tha se disponon aktakuzën prej 25 faqesh, në të cilën figuron edhe emri i Ramës.
“Rama është përgjuar tre herë në takime me personin A, ish-oficer i sigurimit, verior dhe i afërm me një ish-anëtar të Komitetit Qendror.
Rama është tre herë i përgjuar, një herë në Tiranë, një herë në Uashington dhe një herë në Nju Jork. Janë edhe 500 mijë dollarë të tjera.
Ato që thotë Rama që nuk ka hetime ndaj meje, unë e kam aktakuzën e plotë me 25 faqe dhe ai përmendet me emër. Si mund të thotë një kryeministër që kam mik një ish-zyrtar të FBI-së? Ky njeri që nuk ka miq as në Shqipëri, çfarë e lidh? Lidhje të pastra biznesi.
FBI nuk është më ajo që ka qenë dikur, vepron më shumë si CIA, me kundërzbulime. Në këtë organizatë të madhe ka edhe mollë të kalbura”, tha Papa.
Papa tha më tej se rasti McGonigal ngre shumë pikëpyetje të tjera.
“Rama ka ndikuar për lobistin e Bashës, për të luftuar kundër tij. Ajo që të shqetëson është që kryeministri ka lidhje me dikë nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe emri i tij del në gjykatën e Uashingtonint.
Kam frikë se ajo pagesë 80 mijë dollarë për foton e Obamës ka lidhje me dyshen shqiptare, të afërt me Ramën dhe Bashën, mbase kanë tentuar t’i afrohen edhe Metës. Ne marrim vesh që rusët paskan interesa të kontrollojnë industrinë e naftës në Shqipëri”, tha Papa.
Diskutime rreth kësaj post