Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një mesazh ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Paloka thotë se tashmë Kim ka mundësinë t’i bëjë thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”, që pretedon se është kryeministri Edi Rama.
Kjo, pasi sipas tij, Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.
“Zonja Kim, sot ka rastin t’i bëj thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”.
Rama akuzohet nga drejtësia e vendit të saj se ka korruptuar funksionarin e lartë të FBI për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.
Pas heshtjes së Ramës, ajo e zonjës ambasadore, sot zhurmon më shumë.
A është paguar McGonigal dhe për të “konfirmuar” akuzat e Ramës dhe “faktet” për “non grata-n”???
Tani nuk mjafton t’ju thuash shqiptarëve pas kaq kohësh se ata “kanë të drejtë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre” pasi i ke kërcënuar se do të hanë bar. Dikush do duhet ta hajë barin tani!”, – shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post