Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për zhvillimet politike në vend, duke përsëritur sërish se nuk do të heqë dorë nga çështja e inceneratorëve.
E pyetur lidhur me mënyrën e bërjes së opozitë të bashkëshortit të saj Ilir Meta, Kryemadhi u shpreh se ai është më realisti në politikë, i cili sipas saj bën opozitë të fortë edhe kur është vetëm. Mes të tjerash ajo tha se po të mos ishte për Metën, në virtin 2000 Rama nuk do të kishte marrë dot drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Kryemadhi: Unë nuk jam askushi që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.
Eksperienca e drejtimit të institucioneve të ndryshme e bëjnë që jo vetëm ai të njohi realitetet shqipatre dhe sjelljet politike të individëve të ndryshëm, si zoti Rama apo zoti Basha, por ajo që e karakterizon e të qënit shtetar e bëri që të gjente dhe pasojat që do vinin më pas. Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve.Mendoj se është një nga njerëzit që bën opozitën më të fortë edhe kur është i vetëm. Ne e lamë vetëm kur dogjëm mandatet. Ai i vetëm fare ka fituar disa beteja ligjore.
Pyetje: Parashikimi për zgjedhjet e 14 majit?
Kryemadhi: Vetë Rama është investuar në procesin e përçarjes. Përfaqësuesit e PS nxitojnë me vrap për të komentuar se PD nuk regjistrohet në KQZ. Opozitarizmi ka ngelur në mëshirën e një leje ndërtimi, e një udhëtimi jashtë shtetit, se kështu ka funksionuar. Nëse opozita ka komisionerët e saj të fortë, shitja e votës do të jetë e vështirë. Do të ketë një strategji në terren mes PD dhe PL. Unë jam kundër protestave, ato janë për të harxhuar energji. Qytetarët le të dalin të protestojnë.
Pyetje: A i druheni një shpallje non grata të Metës?
Kryemadhi: Jo aspak, 90% e shqiptarëve non grata janë, a ikin dot? Marrin viza se nuk ikin dot jashtë shtetit se nuk kanë para për të paguar bileta. Problemi i Ramës dhe Veliajt është “Meta”.
Ramën e ka sjellë në pushtet Meta dhe po në pushtet Ilir Meta e hoqi. Në vitin 2000 mos ishte Meta, se Fatos Nano i tha “e solla nga Parisi me thonj pa prerë”. Meta e bëri kryetar Bashkie kur ishte kryeministër.
Diskutime rreth kësaj post