Analisti Mentor Nazako ishte i ftuar në emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku ku foli për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimeve që kanë mbajtur krerët e dy shteteve me zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së në ditët e fundit në Prishtinë dhe Beograd.
Siç u shpreh ai, presidenti serb Vuçiç e pranoi planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve duke shtuar se ia “la topin palës kosovare”. Më tej, analisti theksoi se Kosova duhet të ketë një ekip këshillimor ndërkombëtar dhe një strukturë uniteti për të harmonizuar qëndrimet.
“Plani franko gjerman, i rishikuar, i është paraqitur Kosovës dhe Serbisë dhe nga njëra anë kemi Vuçiç që kontrollon situatën në mënyrë autokratike, i cili për të siguruar konsensus të brendshëm apo për të mundësuar zhvillon një mbledhje me qeverinë dhe i bën një mesazh kombit.
Sa i përket qasjes kosovare, nuk ka diskutim me qeverinë, fjalim kombi apo në parlament. Ajo që mund të them është se Vuçiç ka mësuar nga gabimet e paraardhësve të vet dhe përballë faktorit ndërkombëtar po tregon qasje konstruktive. Pra, ai ia la topin palën kosovare.
Krejt befas, Vuçiç e pranoi planin me një kusht. Ndërkohë që Kosova thoshte se nuk e pranon. Kurti tha se jam i gatshëm ta pranoj por Vuçiç po organizon barrikada se s’do ta pranojë. Ai e pranoi, barrikadat i paraqiti si dëshmi e viktimizimit…Fjala kyçe që përkufizon sjelljen e faktorit serb është viktimizimi.
Mendoj se ka ardhur momenti që Kosova duhet të ketë, nuk është vonë, për një ekip këshillimor ndërkombëtar. Së dyti, të ketë një strukturë të ngjashme me grupin e unitetit që kishte Rugova që të harmonizojë qëndrimet me faktorët e tjerë kosovarë.“, u shpreh mes të tjerash Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post