Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se po përgatiten të bëjnë një kallëzim të ri në SPAK sa i takon vrasjeve të 21 janarit 2011.
“Ne jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove tjetër, sikurse është një audio-përgjim që është bërë publik dhe bazuar në faktin se dosja penale sa i takon Aleks Nikës është dosje që ndodhet në Prokurorinë e Tiranës dhe është kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që SPAK ta hetojë këtë çështje. Sikurse në ditët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet”, tha Balla.
Teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, Balla tha se kallëzimi do të bëhet brenda kësaj jave. Në protestën e 12 viteve më parë u vranë katër qytetarë, të cilët po protestonin para kryeministrisë.
“Po, patjetër”, u shpreh Balla.
Në këtë demonstratë, e cila u organizua nga Partia Socialiste u qëlluan për vdekje Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.
Diskutime rreth kësaj post