Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave. Ai deklaroi se sot për sot presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten ndërsa shtoi se presidenti i mëparshëm e ka refuzuar të dekretojë ligjin.
“Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar.
Presidenti i asaj kohe bëri një dalje duke thënë se ishin vjedhur pronat e presidencës, por ajo vjedhje është bërë sepse presidenca nuk ishte regjistruar. I bëj thirrje presidencës të aplikojë në E-Albania për të regjistruar pronën e tyre”, u shpreh Lame.
Diskutime rreth kësaj post