Ditën e sotme në orën 10:00 zhvillohet mbledhja e radhës e Partisë Socialiste.
Në fokus të kësaj mblidhje pritet të jenë zgjedhjet e 14 majit dhe çështje që lidhen me aktivitetin parlamentar. Një ndër këto tema është diskutimi për ndryshimet ligjore të propozuara sa i përket largimit nga politika të të gjithë atyre që vërtetohen që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Një çështje tjetër që pritet të diskutohet në mbledhje është zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit dhe amnistia fiskale.
Diskutime rreth kësaj post