Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se zgjedhjet në Truqi do të mbahen më 14 maj të këtij viti.
Njoftimin Erdogan e bëri përmes deklaratave të tij nga Bursa dhe siç edhe pritej, qendrat e votimit do të hapen më herët se sa ishte planifikuar, më 14 maj.
Teksa ishte duke zhvilluar një takim me të rinjtë, presidenti turk deklaroi se “gjithçka do të përfundojë” më 14 maj, duke lënë të kuptohet dhe konfirmuar se kjo do të jetë data e zgjedhjeve.
“I jam mirënjohës Allahut që do të marshojmë së bashku në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, theksoi ai teksa iu drejtua të pranishmëve.
Vihet re se Erdogani deri pak orë më parë i shmangej saktësimit të datës së zgjedhjeve presidenciale në Turqi, por partneri i tij qeveritar, Devlet Bakhceli, është kujdesur të konfirmojë të premten se zgjedhjet do të mbahen në 14 maj.
Konkretisht, në deklaratat e Bahtceli, ai tha se “Turqia ka hyrë në një ambient elektoral, edhe pse jo zyrtarisht. Me miratimin dhe diskrecionin e Presidentit tonë, zgjedhjet e përgjithshme presidenciale dhe parlamentare do të mbahen të dielën, më 14 maj 2023. Kanë mbetur edhe 114 ditë, jemi gati dhe besojmë se Republika do të fitojë”.
“14 maji është dita që do të sigurojë ekzistencën e 85 milionë qytetarëve turq. Ne besojmë se historia do të përsëritet dhe kombi ynë do të preferojë stabilitetin mbi kurthet dhe tradhtitë”, tha Bakhceli në një pjesë tjetër të deklaratave të tij.
Diskutime rreth kësaj post