Olta ka dyshime se Kiara është bërë xheloze kur Luizi zgjodhi Efin dhe jo atë për “The Voice of Big brother”. Teksa bisedonin sot të dyja, Olta i tha Kiarës mendimin e saj, por kjo e fundit e mohoi në mënyrë kategorike.
Kiara: Po ça janë këto muhabete, seriozisht e ke? Se fitoi Efi? Ça po thua o Olta!
Olta: Prandaj u bëre keq ti, prisje që Luizi të zgjidhte ty
Kiara: Për Zotin jo!
Olta: O Kiara është normale.
Kiara: Për Zotin jo nuk e kam fare aty! Olta: Edhe unë po të isha do t’i thoja të dashurit tim, shokut tim, pse s’më zgjodhe mua?
Kiara: Ça janë këto se ne jemi në lojë tani!
Olta: Pse u mërzite pra?
Kiara: Isha e ngarkuar o Olta!
Olta: Pse papritmas sa zgjodhi ai Efin, ti u ngarkove dhe u zive me Luizin!
Kiara: Nejse kështu do ta shohësh ti…
Q prej mbrëmjes së djeshme Luizi dhe Efi po qëndrojnë në një dhomë veçmas banorëve të tjerë. Atyre nuk u lejohet komunikimi me banorët, por Kiara dhe Luizi i kanë thyer rregullat.
Mesa duket Kiara nuk ka mundur të qëndrojë larg Luizit për shumë gjatë dhe pas spektaklit ka shkuar tek dera. Luizi e ka pyetur Kiarën me kë po qëndron pasi banorët me të cilët ajo ndante kohën (Luizi, Efi, Ronaldo), nuk janë më. Kiara i tregoi Luizit se ka mbetur vetëm dhe të dy kanë komunikuar përmes derës.
Diskutime rreth kësaj post