Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një përditësim të situatës së motit të keq thotë se disa rrugë në veri të vendit janë të bllokuara nga dëbora dhe po punohet për zhbllokimin e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se nuk ka banesa nën ujë në Lezhë dhe Shkodër, ndërsa FA janë në gatishmëri pranë banorëve të këtyre zonave.
“Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.
Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë”, shkruan Peleshi.
Po ashtu ministri sqaron se “Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës”.
Diskutime rreth kësaj post