Shkrimtarja provokuese, Rita Petro ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Rudina” në Tv klan, për të folur mëme detaje për librin e saj të fundit, që është edhe romani i saj i parë pasi më herët ka botuar disa libra me poezi. Ajo ka folur gjerësisht për librin e saj “Lindur së prapthi” e na ka njohur me disa nga personazhet, por sigurisht pa zbuluar shumë.
E ndërsa flitej për jetën e dashurinë, në vëmendje erdhi dhe libri “Kufiri” i partnerit të saj, Latif Ajrullai, i cili u nda nga jeta në vitin 2020 për shkak të virusit. Libri i tij i dedikohet pikërisht dashurisë së bukur që ata jetuan së bashku.
Shkrimtarja ka ndarë më tepër detaje se si ata u njohën, si lindi dashuria e tyre dhe se si arritën të ruanin ekuilibrat duke u përpjekur të jetonin dashurinë e tyre pa lënduar familjarët e tyre, pasi në kohën kur u njohën të dy ishin të martuar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post