Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy banorët më të pëlqyer dhe të komentuar në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Këngëtari kam qenë ai i cili ka shprehur pëlqimin për moderatoren që në ditët e para brenda shtëpisë. Afro një muaj që ata janë futur në “Big Brother”, raportet e tyre kanë pësuar ulje-ngritje herë pas here.
Por Luizi nuk heziton në asnjë moment që t’i shprehë dashurinë moderatores, nga ana tjetër kjo e fundit tregohet pak më e rezervuar. Sapo duket se po afrohen, dyshja përfshihet në debat.
Kështu mbrëmjen e djeshme, Kiara i ka kërkuar Luizit që ta lërë të qetë dhe të respektojë hapësirën e saj, pasi sipas Kiarës, ai e merr çdo gjë personale.
Kiara ishte duke biseduar me Efin te dhoma e gjumit teksa shkon Luizi dhe i thotë “kurrë mos folsh me mua”.
Pjesë nga biseda:
Kiara: E merr çdo gjë personale. Pse rri me Efin, pse nuk rri me mua
Efi: Se ka tipin vetë ashtu
Kiara: Mjaft pra, më lër i çik se kam gjërat e mia që po mendoj, kaq. Nuk dua ti flas
Luizi: Kurrë mos folsh o Zot
Kiara: Atë mos ma thuaj ti se nuk ma thua ti atë fjalë mua
Luizi: Kurrë mos më folsh mua po them
Kiara: Ka mundësi të lutem të pushosh
Efi: Mo Luiz, edhe ti mo Luiz…
Kiara: Se kjo goja të prish ty.
Luizi: Pse?
Kiara: Kur i jep gojës shumë, të prish goja, kështu që ule pak të lutem
Luizi: Ore e uli krejt unë.
Diskutime rreth kësaj post