I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të premten se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme.
Në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, pas takimeve në Prishtinë dhe në Beograd zoti Escobar tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se kjo çështje dhe propozimin franko-gjerman “nuk janë plotësisht të lidhur” më njera tjetrën. Zoti Escobar tha se fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin e saj në Ukrainë e dëmton imazhin e saj./voa
Diskutime rreth kësaj post