Në intervistën që dha këtë të premte për Abc News, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko komentoi gjithashtu dhe deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim për emisionin Real Story me gazetarin Sokol Balla, teksa u shpreh se “brenda gjirit të Foltores nuk ka respekt për fjalën e saj”.
“Brenda gjirit të Foltores jo vetëm që nuk ka respekt për fjalën e saj por ka një ndjenjë marrie deri në urrejtje ndaj figurës së saj. Reagimi i Berishës është i vjetër, përsërit të njëjtat ide. Ka identifikuar armikun në SHBA”, u shpreh Bejko duke komentuar më pas deklaratën e saj për PD-në.
“Zonja ambasadore mbrëmë me thirrjen e vet, u kujtoi demokratëve që ta lënë pas të shkuarën që përfaqësohet nga Berisha dhe ndjekësit e tij. Janë ata që kanë një përgjegjësi të humbjens së PD me një rezultat të thellë në 2013. Perceptimi i votuesve ishte sepse ka pasur korrupsion të lartë në qeverisjen e Berishës. Dhe nga ana tjetër ishte i njëjti stablishment që e çoi te Basha dhe kur i duhej Berishës e mori përsëri me vete. Në këtë sens Kim u thotë demokratëve që mos vazhdoni të hani bar. PD dhe opozita është në procesin e metaforës që tha ambasadorja dhe është refuzuar nga Berisha.“, tha Bejko.
Diskutime rreth kësaj post