Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, ambasadorin e OSBE-së, Guido De Sanctis. Në postimin e bërë nga diplomati, shprehet se është diskutuar mbi prezencën e OSBE në Shqipëri, e cila është e pranishme jo vetëm në institucionet shqiptare, por edhe në vetë shoqërinë në implementimin e reformave. Në fund, pas falënderimeve, Guido De Sanctis shprehet se pret një bashkëpunim të madh mes OSBE-së dhe Shqipërisë.
“Kam kënaqësinë që takova sot Kryeministrin Edi Rama dhe të diskutojmë me të, OSBE në Shqipëri gjithnjë e pranishme për institucionet dhe shoqërinë e Sqhipërisë në rrugën e Reformave. Faleminderit për mirëpritjen në Shqipëri dhe presim një bashkëpunim të madh”, shkruan Ambasadori Guido De Sanctis.
Diskutime rreth kësaj post