Analisti Preç Zogaj i ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” me gazetaren Ina Qirjo, foli lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike dhe përçarjen në dy grupe. Zogaj tha se përçarja e PD ka ardhur në 2021, kur Sali Berisha u shpall non-grata nga SHBA dhe vendimi i marrë më pas nga Lulzim Basha duke e përjashtuar atë nga Grupi Parlamentar.
Sipas tij përçarja ka ardhur nga brenda PD dhe se zgjidhja gjendet po prapë brenda kësaj partie, por nga ana tjetër ai thotë se nga kjo situatë kundërshtarët përfitojnë. Zogaj tha se nga ana e grupit të Enkelejd Alibeajt ka pasur një përpjekje për një bashkim së paku për daljen me një kandidat të përbashkët, por përpjekje kjo që ka dështuar.
“Kjo ndarje që ka ndodh nuk ka shumë ngjashmëri me ndarjet që kanë ndodh më parë, ndaj unë mendoj se për të shkuar së paku drejt një bashkëpunimi palët duhet të njohin dhe të pranojnë njëra-tjetrën si të ndryshme. Kjo është premisa numër një për të shkuar drejt mbështetjes së një kandidati. Për bashkim rruga duket e gjatë, ka pengesa të pakapërcyeshme”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post