Kënga është ajo që njeriun e shoqëron në çdo moment. Këngën e dëgjojnë të gjithë, por edhe e këndojnë pothuajse të gjithë. Dikush që është i vetëdijshëm që nuk ka zë, e këndon me vete, dikush që beson se di të këndojë e këndon këngën kur bën dush. Por ka edhe njerëz që në jetë kanë berë zgjedhje të ndryshme duke mos ndjekur ëndrrën e tyre të të qenit artist.
Kënga është edhe një talent të cilin dikush e ushtron për profesion, ndërsa dikush e ushtron për hobi.
20 konkurentë të moshës mbi 35 vjeç që gëzojnë talentin e të kënduarit, 20 personazhe që gjatë jetës së tyre nuk e kanë patur shansin për të performuar në një skenë para një publiku të gjerë duartrokitës vijnë në megashow në Vizion Plus.
Nën moderimin e Eva Muratit, një figurë mjaft e dashur dhe e njohur e ekraneve shqiptare, një ndër moderatoret më premtuese, starton në Vizion Plus, “Gjeniu i Madh”.
Një rrugëtim deri në skenën e Vizion Plus, nën dritat e shkëlqimit të një spektakli, me një bandë muzikore nën tinguj “Live”, për të marrë emocionet e një artisti të vërtetë të këngës. Nga 26 Janari, çdo të enjte ora 21:00
Spektakli pason suksesin e Edicionit të 8 të “Gjeniu i Vogël”, transmetuar në Vizion Plus. Për 16 javë audienca ndoqi, komentoi dhe shijoji pa fund talentet e vegjël. Performancat brilante të konkurrentëve të vegjël e shndërruan këtë show me të ndjekurin e mbrëmjeve të së martës e njëkohësisht një ndër më të ndjekurit në mediet shqiptare në sezonin e kaluar.
Diskutime rreth kësaj post