Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si limon të shtrydhur Enkelejd Alibeajn, teksa ka folur për përjashtimin e 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Berisha tha në një intervistë me Sonila Meçon se përjashtimi i deputetëve ishte një akt turpërues dhe poshtërues.
“Së pari për përjashtimin, ishte akti më turpërues dhe poshtërues që mori, minimumi pa një proces. Shpallja se e përjashtova pikërisht në ditën kur Veliaj kapej në vjedhjen me spektakolare. Alibeaj tregoi se ishte lëvozhgë e pushtetit. Në Statutin e PD nuk ka asnjë nen për përjashtimin e deputetëve. Kurse ky limon i shtrydhur, i lejon vetes të deklarojë se përjashtova 4 deputetë. Ai meriton të mos jetë asgjë siç pretendon.
Sali Berisha çfarë rruge zgjodhi në këtë proces që ndoqi. Një rrugë me nepotizëm apo votën e lirë të demokratëve. Çdo demokrat që e do apo jo Sali Berishën, procedon me një mënyrë që i dha fund kryetarokracisë. Ne jetën japin, votën nuk e falim. Kjo forcë politike ose do rikthejë votën ose do të zhduket. Ne kemi regjistër se çfarë po bën Rama për të vjedhur zgjedhjet. Ne do të përballemi me Edi Ramën, ndryshe Shqipëria është në shpërbërje të plotë”, theksoi lideri i demokratëve.
Diskutime rreth kësaj post