I ftuar në një intervistë televizive, analisti Ben Andoni ka folur në lidhje me rastin e zyrtares së lartë të qeverisë Alda Klosi të cilës iu vodhën 120 mijë euro nga sanitarja Rozeta Dobih në banesë duke thënë se punonjësit e Ministrive në vendin tonë mendojnë se si të bëhen njerëz me status financiar shumë të madh.
Duke dhënë rastin e një ministri të Financave në kohën e Mbretit Zog që sipas tij nderroj jete i varfër, Andoni deklaroi se Shqipëria është e mbushur me paradokse. Sipas tij, janë pikërisht këto paradokse që bëjnë qytetarët shqiptarë që të largohen përditë nga vendi ynë.
“Është nga pyetje më të lehta për tu përgjigjur sepse është realiteti ku po jetojmë në sensin që njerëzit që merren me financa te ne mendojnë që pas lënies të jenë njerëz me status financiar shumë të madh. Dua të sjell një nga ministrat tanë të financave në kohën e Zogut që ka vdekur i varfër dhe këtë kam pasur në kokë kur kam shtruar paradokset te shkrimi, Shqipëria është e mbushur me paradokse siç ishte rasti i zonjës po nuk dua ta zgjas sepse është drejtësia që duhet të vendosë pikat mbi “i” janë këto paradokse që i bëjnë shqiptarët të ikin përditë”, – tha ai.
Ndërsa sa i përket nismës për amnistinë fiskale, Andoni deklaroi se tani ka një mungesë besimi pas insistimit të autoriteteve të huaja, ndërsa shton se qeveria duhet të tregojë seriozitet.
“Në fillim e besoja po tani me insistimin e autoriteteve të huaja, se mos harro ka dhe njerëz që mendojnë për të ardhmen e tyre, ajo do të jetë shumë e kujdesshme në fund sepse banka jonë ka tani marrëveshje me bankat e huaja angleze sepse kur të bëhen deklarime të tilla te ne këtu futet shteti nëse do të jenë të ndershme këto deklarime apo jo dhe sistemi i kontrollit por problemi është te shteti jonë që duhet të tregojë seriozitetin”, – shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post