Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shpërndarë pamjet nga rrugët e përmbytura në qytetin e Lezhës.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se situata kriktike nga përmbytjet në Lezhë, është dëshmi e korrupsionit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Bashkia dhe Qeveria.
Sipas tij 14 maji është dita “për t’u ndarë nga “Rilindja” që vjedh në verë fondet e kanalizimeve dhe të përmbyt në dimër pa mëshirë.”
“Situata kritike në Lezhë me përmbytjet, e paralajmëruar prej kohësh, është dëshmi e korrupsionit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Bashkia dhe Qeveria!
Të lënë në harresë dhe në vetmi përballë kësaj drame, qytetarët e Lezhës meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre!
14 Maji është dita për t’u ndarë nga “Rilindja” që vjedh në verë fondet e kanalizimeve dhe të përmbyt në dimër pa mëshirë!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post