Zhaklina Gjolla, një prej banoreve të “BBV” që u konsiderua nga publiku me potencial për të qenë pjesë e rëndësishme e lojës, por që e ndërpreu aventurën e saj në shtëpi shumë shpejtë, ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, ku ndër të tjera foli për arsyet e largimit të saj dhe për atë çka publiku mendon për të.
Kështu, pyetjes se nëse është penduar për largimin nga shtëpia, Zhaklina ju përgjigj kështu:
“Unë nuk jam bërë pishman që dola nga “BBV” ashtu si shkoi loja për mua dhe si e nisa unë lojën. Unë realisht isha e papërgatitur për atë lloj agresiviteti që në frymëmarrje, që në qelizë siç e them unë. E gjithë çështja ishte për protagonizëm. Patjetër që secili prej nesh është në televizion ka nevojë për protagonizëm. Të paktën unë jam një njeri që e kam marrë vëmendjen shumë natyrshëm dhe nuk jam mësuar ta marr me forcë.
Një leksion shumë i madh për mua nga ky format, sepse unë i mora shumë gjëra këtij “BBV”, jam shumë e lumtur për kaq sa mora por kur thashë që nuk gjeta shumë dashuri, nuk e kisha tek pjesa që prisja të më përqafonin ose gjëra të tilla, por nuk prisja të më ngecnin në fyt një kafshatë bukë.
Ndërkohë sa i takon komenteve të publikut dhe jo vetëm, edhe banorëve që janë ende pjesë e reality-t, të cilët shprehen se “e nxorri Olta nga ‘Big Brother’, gazetarja i përgjigjet kështu:
“Po, me vjen shumë keq (për komentet), mund të them se në një këndvështrim të caktuar ishte ashtu, por mua nuk më nxorri Olta direkt. Nuk do të thoja më nxorri Olta, sa çdo të thoja që më nxorrën të gjithë banorët, Olta, Luizi, Kristi, domethënë të gjithë së bashku. Në sy të publikut ishte Olta ajo që krijonte aleanca, ose ju fliste banorëve të tjerë kundër meje dhe kjo ishte një gjë që unë nuk e dija dhe nuk e shihja. Unë thjesht hasesha me fytyrën e Luizit, apo të Kiarës që më shihte me dyshim. Nëse unë mendoja që këta po e bëjnë këtë gjë për show, ata nga ana tjetër mund të kenë menduar që kjo po e bën këtë për show. Indiferenca ime atyre mund të jetë dukur për show.”
Diskutime rreth kësaj post