Ministria e Arsimit bëri me dije se në disa shkolla të vendit është pezulluar mësimi deri në përmirësimin e situatës nga moti i keq. Duke folur për këtë vendim, drejtori rajonal i arsimit në Lezhë, Hasan Muça shpjegoi se orët do të zëvendësohen në vijim me një urdhër të dytë nga ana e drejtorisë rajonale të arsimit.
“Në lidhje me zëvendësimin në radhë të parë është shëndeti dhe siguria e nxënësve. Kjo është pjesë që i takon një momenti të dytë pasi situata të përmirësohet. Asgjë nuk do të mbetet pa u realizuar. Sa do të zgjasë nuk mund ta themi por jemi në kontakt me shtabin e emergjencave dhe me ministrinë e Arsimit.
Në përgjithësi do të bëhet mbi bazë një urdhri që nxirret nuk është hera e parë që gjendemi në një situatë të kësaj natyre dhe shpesh janë përdorur ditët e shtuna në përgjithësi por ndoshta shtimi i një ditë para përfundimit të vitit shkollor. Por duke pasur përvojat e viteve të kaluara, me të shtunat mund ta mbyllin çështjen e zëvendësimit të orëve.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post