Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk është ulur në karriget ovale në takimin e sotëm në Davos kushtuar zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.
Nga fotot dhe video që po qarkullon në rrjetet sociale duket presidenti Serb që është në karriget e pasme në këtë takim, aty ku në përgjithësi ulen ekspertët që shoqërojnë liderët gjatë takimeve.
Nuk dihen arsyet e kësaj vendosjeje të presidentit të Serbisë, ndërkohë që Edi Rama qëndron në qendër të këtyre karrigeve ovale.
Por pyetja pse Vuçiç është ulur më vete në karriget e pasme, duket se në këto momente po bën xhiron e rrjeteve sociale, derisa të ketë një informacion më të saktë të kësaj vendosjeje protokollare.
Diskutime rreth kësaj post