Deputeti socialiste Erion Braçe në komisionin e Ekonomisë teksa po diskutohet për ligjin mbi koncesionet dhe partneritetin publik privat, tha se nuk mund të ketë kontratë koncesioni pa treguar deri në fund pronarin përfitues.
Po ashtu Braçe tha se duhet të ketë një kufizim të numrit të kontratave që përfiton një operator dhe të shpërndahen jo të shkojnë disa herë tek i njëjti operator.
‘Po të largojmë politizimin vijmë tek gjëja racionale. Për mua është e padrejtë që gjatë kësaj periudhe të jepen kontrata koncesionare ndërkohë që në fund të vitit ndryshojmë rregullat. Pse unë sot duhet të konkuroj me këtë ligj ndërkohë që në fund të vitit dikush tjetër do të konkurojë me rregulla të tjera për të njëjtën.
Nga pikëpamja formale ajo që ka sjellë Tabaku qëndron. Nuk është rastësi që ka marrë të gjitha dokumentet e inceneratorit të djegësve. Interesi më i madh sot është të hetohet dhe të gjykohet dhe të administrohen e të bëhen ndryshime ligjo.
Nuk ka kontratë koncesioni pa treguar pronarin përfitues deri në fund fare. Sepse po japim o pjesë nga pasuria kombëtare ose shërbime që janë në kurriz të fëmijëve tanë. E dyta do të ketë ndonjë kufizim për numrin e kontratave që përfiton i njëjti operator sepse nuk mund të shkojë një herë 2 herë 3 herë kjo gjë në të njëjtin operator apo në të njëjtin grup operatorësh. Duhet shpërndarë.’- tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post