“Në stadin që është Partia Demokratike sot asnjë tërheqjen nuk e shpëton dot nga koma pa kthim ku ka hyrë”. Kështu u shpreh dje teksa ishte e ftuar në një studio televizive, juristja Brizida Gjikondi ndërsa analizoi zhvillimet më të fundit në PD, si edhe tërheqjen e Alibeajt nga ankimi për statutin e partisë.
“Duke e parë si juriste akti i Zhukrit nuk bazohet në legjislacion, vendimi është në gjykatën e Apelit. Duke parë këtë skenar krahu Alibeaj vendosi të tërheqë ankimin për t’i dhënë më shumë kohë ankimit për vendimin e Zhukrit. Për zgjedhjet lokale duhen përcaktuar vëzhguesit, anëtarët e komisioneve, në fund të janarit nisin procedurat në KQZ. Ka shumë procedura me kodin që mund t’i bëjë ajo parti që ka vulën. Duke parë këtë situatë ambigue, dhe afati i gjatë kohor që i ka dhënë gjykata Berishës duke mos marrë një vendim, ka dëmtuar krahun Alibeaj. Lëvizja e sotme për të tërhequr ankimimin, është një lëvizje taktike në favor të tij dhe të krahut ligjor të PD. Është ai që ka vulën dhe financat e partisë. Deri sot kemi një Berishë që po bën takime në çdo qytet dhe nuk e dimë me çfarë financash mbështetet Berisha në gjithë këtë rrugëtim. Nuk kemi një informacion, ku i gjen këto para. Zgjedhjet e majit janë shumë të rëndësishme për atë që ka vulën. Nëse Berisha hyn me siglën e Metës, do e tërheqë shumë Berishën të heqë vallen e Metës. Do kemi një pazar tipik shqiptar, të politikës shqiptare. Kompromiset nisën edhe më herët, sepse Berisha është ‘non grata’ me certifikatë kurse Meta, është kandidat për non grata”, deklaroi ajo.
Ndërkohë duke iu kthyer sërish situatës në PD, Gjikondi theksoi se një tjetër protestë e paralajmëruar nga Berisha nuk do të zgjidhte asgjë për vendin.
“PD është tkurrur moralisht. Forcat politike i mban morali. PD është totalisht e shkatërruar moralisht. PD është e përçarë në tre segmente. Mund të jenë në krahun e gjithësecilit, por janë pasiv. Është një parti e përçarë, që nuk ka kthim pa. PD është si një çetë me brigada të përçara. PS po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë. Ka një vizion të qartë, për t’u kthyer parti pushtet. Duke parë orientimet e Ramës së fundmi, për administratën rrjetet sociale, kjo është e frikshme. Nuk kanë prekur shpirtin dhe zemrat e shqiptarëve. Vijojnë me mendjemadhësi të shohin nga lart poshtë shqiptarët, e mendojnë se do i bëjnë të kthehen rreh tyre. Shqiptarëve zemrat nuk i preken me Facebook, por me të vërteta”, nënvizoi Gjikondi.
Diskutime rreth kësaj post