Toka në Shqipëri vazhdon të lëkundet nga veriu në Jug. Këtë mëngjes të 18 janarit janë regjistruar lëkundje në Xibër të Dibrës, me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter sipas IGJEUM.
Instituti i Gjeoshkencave raporton për disa lëkundje me magnitudë të lartë në Jug të vendit.
Brenda një harku kohor 3 minutash, në mëngjesin e të mërkurës janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë më e madhja 5, 4.5 dhe 3 e shkallës Rihter. Në orën 5 e 22 deri në orën 5 e 24 janë ndjerë lëkundjet me epiqendër në Sarandë, Konispol.
Ndërkohë që edhe mbrëmjen e të martës, janë shënuar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 dhe 3.8 me epiqendër në Konispol.
Diskutime rreth kësaj post