Juristi dhe aktivistit i njohur, Romeo Karaështë shprehur gjatë një interviste për gazetën “SOT” se drejtuesi i ri i SPAK, Altin Dumani do të sjellë terror për pushtetarët e lartë të korruptuar. Ai ka komentuar dhe dosjet që prite të shkaktojnë “tërmet” politik në Shqipëri. Sipas tij, i rrezikuar kryesor është Sali Berisha dhe familja e tij. Juristi Kara paralajmëron se ata do të marrin një ndëshkim të madh ligjor nga dosja e kompleksit Partizani.
-Zoti Kara, SPAK ka tashmë drejtuesin e ri, ai është Altin Dumani. Si ju duket kjo zgjedhje dhe mendoni se ka ardhur koha që Prokuroria Speciale të jetë më agresive ndaj të korruptuarve dhe inkriminuarve, të njohur ndryshe si të paprekshmit?
Realisht mendoj që u zgjodh kandidatura më e mirë. Dumani është një nga prokurorët me korrekte, ambicia e tëcilit për karrierë, e tejkalon grykësinë, e cila ka dominuar sistemin e drejtësisë nëpërgjithësi. Deri me tani, sipas vetë opinioneve tëprokuroreve dhe OPGJ-ve, Dumani është një nga tëpakte persona, me integritetin e duhur për të qenë pjesë e sistemit tëdrejtësisë. A do tëdije ai për tësjelle ndryshimin e duhur? Kjo ngelet për t’u parënë një të ardhme të afërt, e cila nuk shkon përtej disa muajve. Atij do t’i duhet të sistemoje punët brenda vetë SPAK-ut fillimisht, duke larguar nëpërmjet procedurave ligjore, ata që ngrohin vezët aty, ndërkohe që krimi e korrupsioni po bën kërdinë, duke iniciuar ndryshmet e duhura ligjore në lidhje me këtë organ hetimi, zgjerimin e mëtejshëm me prokurore të tjerë të këtij organi, duke zgjuar nga gjumi Byronë e Hetimit si dhe duke marrë kompetencat e duhura mbi një trupë të caktuar policore, e cila duhet të jete nen varësinë direkte tëSPAK-ut, me qellim ekzekutimin si duhet dhe në kohën e duhur tëndalimeve, shoqërimeve dhe urdhër-arresteve, të cilat jo pak herë janë dekonspiruar nga vetëpolicia. Korrupsioni buron nga lart, bekohet nga lart, frymezohet dhe mbrohet nga lart, prandaj, nëse e nuk shohim SPAK-un, të pozicionuar së shpejti përballë deputetëve, ish-deputeteve, ministrave, ish-ministrave, kryeministrave, kryetarëve të bashkive, drejtuesve tëbankave, enteve rregullatore, drejtorëve dhe të gjithë ish-eve përpara tyre përgjatëkëtyre 30 viteve pseudodemokraci, është e kotë tëshpresojmë mëpër një rikthim tësigurisë juridike nëpërmjet reformave. Me pas do të kemi vetëm dy alternativa: tëlejojmëzhbërjen morale, ekonomike dhe kombetare, ose t’i drejtohemi revolucionit, si reagimi dhe mjeti më i ligjshëm i sovranit popull, kur demokracia e përfaqësuar dështondhe zhytet në llumin e krimit në tëgjitha pikëpamjet. Pra SPAK-u ështëpërballë një misioni historik të rikthimit tësigurisë juridike, besimit tek institucionet dhe demokracia e përfaqësuar dhe drejtësia, duke skanuar dhe investiguar sëpari korrupsionin aty, ku buron dhe nxitet, duke kthyer me profesionalizëm provat në fakte dhe faktet në të vërteta të pakundërshtueshme nga çdo avokat përballë tyre apo gjykata. Krimi lulëzon aty, ku sundon pandëshkueshmëria. SPAK-u duhet tëinicioje pikerisht procesin e shumepritur të ndeshkueshmerise të mashtruesve dhe hajdutëve me kostum politik dhe burokratik, duke hapur siparin e një faqeje të re të historisë sonë. Është tërësisht në vullnetin e SPAK-ut nëse do t’i përkasë historisë se lavdisë apo asaj të turpit. Shpresojmë të mos zhgënjehemi përsëri.
-Me ardhjen në krye të SPAK të Altin Dumanit, duket si kur është ngacmuar edhe “foleja e grerzave”, pasi Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizanit”, ku të akuzuarit kryesor janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Si ju duket kjo lëvizje dhe a rrezikohet familja “Berisha”?
Nuk ka sektor të qeverisjes Berisha dhe jo vetëm të tij, që nuk është prekur nga korrupsioni. Mjafton të gërmohet pak dhe do të shihni se kjo qeverisje 30-vjecare vjen erë më shumë se një pusetë. Berisha ka një meritë të padiskutueshme: nën parullat demagogjike për demokraci, ai ideoi dhe instaloi qeverisjen nepotike, antidemokratike, vjedhjen e pasurive publike, marrjen peng të shtetit dhe sidomos të sistemit të drejtësisë, për të qenë i garantuar nga çdo ndeshkueshmeri ligjore. Berisha është simbol, garant dhe frymëzues e këtij korrupsioni madhor, i cili nuk ka të dyte të ngjashëm me të në Europë. Bërja e Shqipërisë, lidhet ngushtë pikërisht me zhbërjen e klanit mafioz Berisha. Instalimi i ndëshkimit, si mjeti më efikas përballë krimit, ka përpara si sfidë kryesore pikërisht kete klan, i cili jo vetëm është pasuruar çmendurisht ne mënyrë kriminale, por, po mban peng politikën, sistemin e drejtësisë dhe fatet e vendit. E gjithë qeverisja e tij dhe jo vetëm e tij, duhet kaluar në skaner të plotë, për ta zhbërë nga rrënjët këtë të keqe që po rrënon këtë vend dhe këtë popull. Përgjithësisht, Berisha e mori peng procesin e privatizimit, duke mos e kthyer pronën tek ish-pronarët, duke e shtyrë këtë proces në dhjetëra vjet, duke mbivendosur pronat, duke futur sherrin e pafund midis njerëzve në lidhje me to, duke i përvetësuar ato si në rastin e kompleksit Partizani dhe duke përdorur për këtë qellim jo vetem ekzekutivin, por edhe sistemin e drejtësisë të marrë peng prej tij. Kanë qenë diçka më shume se 8 mijë prona për t’u privatizuar, nëpërmjet një procesi që nuk duhej te tejkalonte një pesëvjeçar. Në dhjetëra vite e tejzgjati këtë proces Berisha dhe u kujdes që prona të mos shkonte kurrë tek i zoti. Berisha është grabitës në karakter dhe me komplekse ndaj familjeve të mëdhaja, të pasura dhe me traditë. Berisha u kujdes që ai dhe pikërisht ai, të ishte pronari më i madh i Shqipërisë së pas viteve ’90, pikërisht duke manipuluar edhe procesin e privatizimit. Nuk mund të ekzistoje entiteti shtet, nese ai nuk garanton pronën, sigurinë juridike, zbatimet kontraktuale dhe dinjitetin. Me aq sa kam mesuar nga media, besoj se, familja Berisha do të marrë një ndëshkim ligjor lidhur me dosjen në fjale dhe kam bindjen se, kjo gjë do t’iu bëhet zakon, pasi të tjerë ish-pronarë, do të marrin guximin, ta çojnë atë përpara gjykatës, lidhur me raste të tjera të ngjashme si ky.
-Por edhe Sali Berisha duket sikur e ka nuhatur këtë aksion dhe pas zgjedhjes së Dumanit, ai ka shtuar sulmet ndaj SPAK. Pse është xhindosur Sali Berisha?
Frika karshi Berishës dhe miti që i ngriti vetes si i paprekshem, po bie, ashtu sic ra edhe simbolikisht nga grushti ne bulevard. Ra pikërisht si busti i Enverit, duke rrezikuar të merrte me vete edhe Liken e dhjaksur, të fortin e Pazarit të Ri që i bie më të fortit. Berisha pavarësisht se është i zhytur në krim, është frikacak, prandaj krijoi dhe ushqeu mitin e tij si i paprekshëm. Ai ndihej mirë dhe i sigurtë nën këtë mit. Jo më kot ai deklaron herë pas here publikisht dhe paturpesisht: jam Sali Berisha unë o budallenj. Kërkon t’u imponohet të tjerëve, por edhe vetë Berishës frikacak gjithashtu. Është tërësisht një proces i shpjegueshëm psikologjikisht ky, ku Berisha i dyjezuar, Berisha frikacak dhe real fshihet nën Berishën e idealizuar si burrë dhe ireal. Burrat kane turp, kanë besë dhe parime gjë të cilat Berisha jo vetëm nuk i ka, por edhe i urren, i lufton dhe i denigron. Prandaj është plotësisht e kuptueshme që Berisha jo vetëm ka frikë, por është i pataksuar nga ajo çfarë ai sheh në horizont të vijë drejt tij. Ai e di mire çfarë ka bërë dhe çfarë meriton ashtu siç e di mirë se, që pas shpalljes se tij “non grata” nga USA-at dhe UK, për të ka filluar countdown-i. Ai tmerrohet nga ato struktura të drejtësisë që nuk janë peng tek ai, nën hyqmin e tij dhe të ndikuara prej tij. Një SPAK larg ndikimit të tij është fatal për të.
-Sipas jush, a duhet SPAK të hapë dosjet e bujshme si “Gërdeci”, “21 Janari”, afera e “Inceneratorëve”, apo vjedhja e “Florit të Krrabës” dhe “CEZ-DIA”?
Shkurt dhe qartë, nëse SPAK do që ta nisë këtë periudhe te re te tij me këmbën e djathte, duhet patjeter qe, te plotesoje hetimin e ketyre dosjeve, t’i dergoje ato per gjykim, dhe te sekuestroje pasurite e atyre personave qe do te marrin statusin e te akuzuarve si dhe t’i arrestojë ato. Kjo është sfida e parë e SPAK-ut për t’u bërë realisht SPAK.
-Gjykata ka shtyrë për 17 janar të vitit 2023, gjyqin për legjitimitetin e PD? Sipas jush, PD kujt i takon Berishës apo Alibeajt?
PD duhet shpërndarë, pasi e ka humbur me kohë të drejtën morale dhe ligjore, për të uzurpuar një seli, financim shtetëror, spektrin politik si dhe një pjesë të bashkive dhe Parlamentit. Moralisht ajo më shëmbëllen me një shell company, e cila bëhet mbulese për aktivitete te jashteligjshme. PD i ka zënë rrugën opozitarizmit të vërtetë, duke ruajtur statuquone e kesaj politike pengmarrese. Sherret brenda saj nuk janë absolutisht parimore, por vetëm shprehje interesash dhe mbijetese. Pjesa e përfaqësuar nga Alibeaj ka kuptuar se, pas shpalljes së Berishës ‘non grata’ nje mosdistancim prej tij nuk do t’i shërbente mbijetesës së tyre politike. Berisha kuptohet që PD e ka parë, konsideruar, trajtuar dhe deformuar vetëm si vegël dhe bandë në funksion të egos dhe interesave te tij. Duke parë ngjarjet e fundit, Berisha ka kryer një grusht shteti brenda PD-së, në përpjekje për ta kthyer ate në bunker mbrojtës dhe instrument destabilizues dhe antiamerikan në Shqipëri e rajon. Sot në PD-në e Berishës, thurën ditirambe për antiamerikanizmin berishian, duke fryrë legjendën se: vetëm dy burra mund të përballen me USA-t, Putini dhe Berisha. Realisht Berisha ka arritur të krijojë tek pasuesit e tij, një psikoze dhe bërthamë antiamerikane, gjë që e diskrediton edhe më shumë atë. Edhe nese Berisha do të merrte pushtetin sot, ai kurrë nuk do t’i mbijetonte izolimit të politikës perëndimore dhe aleateve strategjike të Shqipërisë dhe Shqipërisë do t’i duhej të tjetërsonte politikat e saj, ëndrrat dhe përkatësinë europiane. Ligjërisht vula i partisë i takon Alibeajt, por kërcënimi i Berishës duket se po e mban peng gjykatën. Me vulë apo pa vulë, Berisha dhe të tjerët pas tij janë thjesht vulëhumbur. Këtë çorap që po bëjnë me njëri-tjetrin sot brenda partisë, këtë do të bëjnë neser me Shqipërinë nëse rikthehen në pushtet. Kjo lloj PD-je nuk duhet ta kalojë kurrë bregun e Lanës.
Diskutime rreth kësaj post