Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për media, ku u shpreh se dëshironte të denonconte përpjekjet e Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaces, Olta Xhackës për ndikime të shumë llojta mbi gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të përligjin grabitjen përmes firmës së Ramës nga Olta Xhacka e bashkëshorti i saj të statusit investitor strategjik në së paku 5 milionë euro favore.
“Denoncoj me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaces, Olta Xhackës për ndikime të shumë llojta mbi gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre.
Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë e po ndërmerr forma antiligjore, anti kushtetuese presioni ndaj anëtarëve të GJK me qëllim që të përligjin grabitjen përmes firmës së Ramës nga Olta Xhacka e bashkëshorti i saj të statusit investitor strategjik në së paku 5 milionë euro favore”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post