Blendi Fevziu thotë se nuk e ka aftësinë për të shpjeguar Enkelejd Alibeajn dhe se këtë mund ta bëjnë vetëm mjekët. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se Alibeaj nuk përfaqëson asgjë në PD dhe nuk ka mbështetje nga asnjë organ i partisë.
“Alibeaj po mban peng, sepse edhe mazhorancës i leverdis të mbahet peng deri në zgjedhje. Ai nuk ka mandat nga Këshilli Kombëtar dhe nuk mund të drejtojë partinë pafund, u bë një vit në mars. Ky duhet të çonte përtinë në zgjedhje.
Mund të ketë ardhur edhe momenti që PD të shkrihet. Kjo nuk është analizë gazetareske, por ju duhet të merrni një mjek dhe ta pyesni”, tha Fevziu.
Ylli Rakipi: Çfarë përfaqëson Enkelejd Alibeaj sipas teje Fevzi?
Blendi Fevziu: Nuk pëfaqëson asgjë. Nuk është problemi i fenomenit Alibeaj sot. Brenda PD, dominancën e ka Berisha dhe mbështetësit e tij. Në anën tjetër, ka një kategori anti-Berishës, nuk e di sa janë në shifra. Në këtë moment, nuk mendoj se kjo minorancë identifikohet me Alibeajn.
Por, PD ka pësuar një goditje fatale në afatgjatë. Ëhtë zëvendësimi i njerëzve me brum politik, brenda një ore. Kur Rama mori pushtetin në PS në vitin 2005, e shmangu grupin e Nanos por nuk i hoqi. Nga ana tjetër, solli të rinj, që me protagonizmin e tyre, filluan ta shtyjnë brezin më të vjetër të PS-së pak më në anë. Ky brez i ri, e mori vetë në dorë fatet e PS.
Në PD, zëvendësimi i këtyre personave, nuk u bë me njerëz me fibër politike. I vetmi që konsideroj me fibër politike është Gazmend Bardhi dhe Agron Shehaj. Gjithë të tjerët nuk kanë.
Bëra një eksperiment, të bëja një panel me 6 njerëz të grupeve të ndryshme brenda PD. Telefonoi gazetarja 23 veta. Tre i telefonova vetë. Përgjigja ishte, jo nuk vijmë sepse nuk flasim për tema politike. Këta njerëz janë deputetë të Parlamentit, kanë marrë votëbesimin e shqiptarëve, paguhen me taksat e shqiptarëve për të bërë politikë, apo me statuse në facebook që ua shkruajnë dy persona statuset. Këta duhet të mbajnë qëndrime. Politikanët më të rëndësishëm janë ata që dalin në përplasje.
Alibeaj po mban peng, sepse edhe mazhorancës i leverdis të mbahet peng deri në zgjedhje. Ai nuk ka mandat nga Këshilli Kombëtar dhe nuk mund të drejtojë partinë pafund, u bë një vit në mars. Ky duhet të çonte përtinë në zgjedhje.
Mund të ketë ardhur edhe momenti që PD të shkrihet. Kjo nuk është analizë gazetareske, por ju duhet të merrni një mjek dhe ta pyesni.
Ka organe të PD, dhe Alibeaj nuk ka asnjë nga këto, por i ka Berisha. Alibeaj ka një nga vulat dhe është regjistrimi në gjykatë që ka akoma Bashën si kryetar.
Diskutime rreth kësaj post