Analisti Ilir Demalia foli në një emision televiziv në lidhje me situatën politike në Shqipërinë post-komuniste. Demalia sulmoi politikanët për veshjet e tyre dhe luksin që demonstrojnë gjatë seancave plenare.
Analisti zgjodhi të bënte dhe një ironi në lidhje me veshjet e politikanëve, duke thënë se “katundarit nuk i shkojnë markat e shtrenjta por do brekushe”.
“Unë kam qenë i involvuar që herët edhe para 90-ës në ato bisedat politike dhe në ngjarjet që kanë ndodhur në vitin ’90 dhe e njoh gjithë situatën. Njoh dhe ata që e quajnë veten sot elita politike që gjoja kanë rrëzuar regjimin. Unë e ndjek politikën se njeriu nuk mund të ndahet nga vendi i tij, është si fëmija që nuk ndahet dot nga kërthiza e nënës. Satisfaksionin e kam me këta jo me amerikanët.
Sot u hap sesioni i ri i parlamentit. Po ta shohim për 32-vjet zhvillim politik dhe gjendjen në të cilën është politika sot ajo çka bie në sy është luksi i politikanëve, qoftë edhe veshjet që shkojnë në parlament. Kur i gjenden 400-500 mijë euro në tubin e sobës një sekretareje të ministrit, imagjino këta.
Rëndësi pamjes duhet t’i vë çdo njeri aq më tepër kur je politikan apo në media. Por këtu ka filluar një mënyrë e neveritshme për të treguar çfarë unë kam. Mund të veshësh çfarëdolloj plaçke por t’i nuk ke asnjë vlerë si njeri. Disa politikanë, biznesmenë dhe trafikantë që janë bërë dhe deputetë, ata çfarëdo të veshin nuk i shkon, se katundari do brekushe nuk i shkon Versace”, tha Demalia.
Diskutime rreth kësaj post