Një deklaratë e Amosit për Luizin ka bërë gjithë rrjetin të reagojë kundër tij, duke e quajtur një deklaratë të turpshme dhe të patolerueshme.
Aktori ishte shprehur për Luizin në këtë mënyrë:
“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroj dhe do t’i thoja “Kërko falje”. Edhe pastaj shihe ti a jep më gojës.”
Një tjetër video po qarkullon ku dëgjohet se Amosi e kërcënon hapur Luizin për kohën kur të jenë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Amos: E di mo Luiz po do dalësh pas 3 muajsh nga kjo shtëpi
Luiz: Edhe? Çfarë ndodh?
Amos: Si dihet, ka njerëz që e vazhdojnë lojën jashtë mureve të kësaj shtëpie
Luiz: Asgjë s’më bën mua! Aty loz ndryshe unë pastaj
Amos: Do bëhet problematike!
Diskutime rreth kësaj post