Moderatori Flavio Qarri në një intervistë për emisionin “Impact” që moderohet nga Feride Kuqi ka dhënë opinionet e tij se si i shikon disa nga personazhet pjesëmarrës në “Big Brother”.
Sa i përket “Olta Gixharit” Flavio tha se “Olta Gixhari është absolutisht vetvetja në gjithça që bën”.
Por kur bëhet fjalë për Kejvina Kthellën ai tha se ajo duhet të procedohet penalisht dhe kjo për shkak të një historie që ka treguar gjatë qëndrimit në “Big Brother”.
Flavio Qarri: Kejvina Kthella duhet të procedohet penalisht.
Gazetarja: Pse?
Flavio Qarri: Sepse tha që ‘përplasi një familje dhe iku nga vendngjarja’.
Sakaq sa i përket opinionistes Zhaklin Lekatari, Flavio thotë se është në sherr me të por sa i përket roit të saj në “Big Brother” thotë se “bën një punë të mirë për pozicionin që ka”.
Flavio Qarri: Me Zhaklinën jemi në mes të një sherri personal por që është një sherr që më zbavit shumë. Zhaklina është shumë fani dhe deri tani besoj se po bën një punë të mirë për pozicionin që ka.
Diskutime rreth kësaj post