Luiz Ejlli është një nga personazhet më të përfolur të momentit në Shqipëri, pasi pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP ka shkaktuar jo pak zhurmë.
Edhe pse shumë e njohin si këngëtar, në fakt, Luzi Ejlli ka studiuar në Francë për t’u bërë avokat ose noter.
Megjithatë, në vitin 2013, pas studimeve në Francë, ai shprehej se do të kthehej në Shqipëri.
“Ka pak që jam kthyer në Shqipëri, ku u diplomova në Francë për Drejtësi. Aktualisht po shikoj për hapësira për të ushtruar profesionin tim. Le të shikojmë se çfarë do të na ofrojë fati! Kështu them! Të nis një jetë të re si avokat, noter. Të shikojmë dhe konkurset e ndershme që na kanë sjellë tani, le t’i provojmë”, shprehej Luizi për mediat.
Diskutime rreth kësaj post