Java që vjen pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin Goodmorning Albanians se java që vjen nuk do të ketë asnjë ditë me diell, ndërsa shirat më intensive priten të martën dhe të mërkurën.
Pjesa e parë e javës do të ketë më shumë reshje shiu dhe temperatura të larta, ndërsa pjesa e dytë do sjellë rënie të temperaturave dhe borë në juglindje.
Duke nisur nga e enjtja priten rënie të ndjeshme të temperaturave që do të shkojnë në -3 deri -4 gradë celsius në zonat malore.
Diskutime rreth kësaj post