Mbrëmë “Big Brother Vip” , është zhvilluar me zhurmë e me debate të mnëdha mes kokurentëve, ku duket se “prime” i mbrëmshëm ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, madje dhe të Butrint Imerit.
Këngëtari ka postuar në “Instastory”, një foto të Kiarës, ish-të dashurës së tij, ku në kokë i ka vendosur dhe një kurorë që ka kuptimin e një “mbretëreshe”.
Kiara ditën e djeshme nuk është përfshirë në debate, por ka folur me argumenta, ku për Luizin tha se shpreson të shoh një anë tjetër tij më të mirë.
Kujtojmë që brenda “BBV2”, Kiara ka folur për Butrintin duke thënë “ne kemi qenë shumë të vegjël, 20-vjeç të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”.
Diskutime rreth kësaj post