Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka festuar sot 31-vjetorin e themelimit të FRESSH nga Apollonia dhe ftoi të rinjtë dhe të rejat të qarkut të Fierit, që të anëtarësohen në Partinë Socialiste, ku sepse sipas tij, është gjithnjë fituese, dhe brezi i ri duhet të jetë krah një force politike që gjithnjë fiton falë ndihmës për nevojtarët.
“Edhe pse FRESSH bën 31 vjeç, i ri mbetet gjithmonë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për këtë pjesëmarrje, të rinjtë e të reja të qarkut të Fierit.
Ata kanë qenë dhe mbeten, forcave dhe fuqia e vërtetë e FRESH-it të Partisë Socialiste. Detyra jonë është ta mbajmë Fierin kryeqytetin e Partisë Socialiste. Kush zgjedh të japë kontributin e vetë për Shqipërinë duhet të zgjedhë PS. Kush vendos të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe të sjellë ndryshim, duhet të zgjedhë PS.
Të zgjidhni PS sepse është e vetmja forcë politike, që gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka çeduar integritetin shqiptar. Prandaj, ne menduam që në këtë përvjetor, të mblidheshim të gjithë në një prej smeraldeve të historisë shqiptare, në qytetin e vjetër antik të Apollonisë.
Ne shqiptarët, jo vetëm që kemi themelet tona, por do të vëmë themelet e reja. Ftojmë çdo të ri e të re, të bëhet pjesë e PS-së. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka një forcë politike që është fituese, ajo është PS. Sepse është pranë njerëzve në nevojë. Gëzuar FRESSH-i ditëlindjen”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post