Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët i janë përgjigjur thirrjes dhe janë mbledhur rreth shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, ku po protestojnë për banorin Luiz Ejlli nën moton meluizin.
E gjithë kjo pasi banorët besojnë se ai është sëmurë dhe pretendojnë se produksioni po fsheh të vërtetën.
Nga ana tjetër, që banorët mos të dëgjojnë thirrjet e protestës, janë mbyllur brenda në shtëpi, kanë ulur perdet dhe po këndojnë e vallëzojnë këngë popullore.
Gjithashtu, forca të shumta policie ndodhen në zonën përreth Top Channel, për mbarvatjen e protestës.
Diskutime rreth kësaj post