Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit 2023. Ai thotë se “qytetarët e Serbisë duhet të kuptojnë se njohja e Kosovës është e vetmja mënyrë për të ruajtur komunitetin serb dhe trashëgiminë serbe në ato hapësira”.
Në një intervistë për median serbe “Nova”, ai ka folur për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe pse Amerika insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
I pyetur të komentojë akuzat e presidentit serb Vuçiç se “është lobist i shqiptarëve dhe se merr para nga ata”, Jospeh ka thënë se “akuzat e Vuçiç janë plotësisht të rreme”.
“Gabimi i NATO-s, BE-së dhe SHBA-së në këtë rast ishte se ata thanë se barrikadat ishin një formë legjitime proteste, gjë që nuk ishin. Ka arsye që serbët e Kosovës të protestojnë, por kjo nuk është një mënyrë legjitime. Së dyti, ata thanë se Serbia ka të drejtë të dërgojë trupat e saj pranë vendkalimit kufitar. E gjithë kjo është një sinjal shumë i keq, sepse edhe nëse formalisht është kështu, dërgon një mesazh krejtësisht të gabuar. KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe trupat serbe nuk janë të nevojshme për të mbrojtur serbët e Kosovës”, tha Joseph.
Diskutime rreth kësaj post