Aktori Florian Binaj thotë se shqiptarët nuk firmosin peticione sepse nuk ka rezultat.
Në emisionin “Barometri”, Binaj u shpreh se edhe nëse mblidhen më shumë firma nga sa është e nevojshme, sërish nuk do të bëhet asgjë.
“Kjo është e tmerrshme, për peticionin. Ka edhe një problem. Peticionet a bëjnë punë. Pra, duhet të mblidhen 50 mijë firma. Mblidhen 55 mijë firma, çfarë bëjmë? I dërgojmë aty ku duhet, a bëhet gjë? Nuk bëhet gjë”, theksoi ai.
87.8% e shqiptarëve nuk kanë marrë pjesë në ndonjë “nënshkrim peticioni” dhe vetëm 11.9% e tyre kanë qenë pjesë të një nënshkrimi të ndonjë peticioni, sipas sondazhit të Barometrit.
Diskutime rreth kësaj post