Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka marrë titullin ‘Doctor Honoris Causa’. Për çmimin e akorduar nga Universiteti privat, në ceremoninë e pritjes kishte dhe të ftuar, mes tyre dhe personazhe të botës politike dhe jo vetëm.
Në radhë të parë, ishte vendosur kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga ish-kryeparlamentar Gramoz Ruçi dhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka.
Por reshti i dytë e bën më interesant listën e të pranishmëve. Ndoshta prej rastësisë, fill pas Ramës ishte ulur Grida Duma, demokratja që la mandatin për t’ju futur televizionit duke marrë drejtimin e emisionit “Top Story”. Krahas saj ishte vendosur, ish-ministri i Turizmit dhe sekretari organizativ, Blendi Klosi.
Pra Grida Duma duket se ishte e vetmja “demokrate” e pranishme. Ndoshta ftesa i ka ardhur nga universiteti, e ndoshta dhe nga vetë Abazoviç, i cili vetëm pak javë më parë dha një intervistë për emisionin e saj. Pak dihet për këtë detaj.
Diskutime rreth kësaj post