Lëvizjet e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të mos mbetur vetëm si figurë në jetën parlamentare, po sjellin një luftë shumë të ashpër brenda Partisë Demokratike. “Foltorja” është hedhur në sulm për të marrë drejtimin e grupit parlamentar. Në krah të kësaj lufte, ish-kryeministri ka dhe Ilir Metën, bashkë me bashkëshorten e tij që ka vetëm 4 deputetë, të cilët kanë nisur presionet e forta si në prapaskenë por edhe në publik, për t’u bërë faktor ndikues në parlament. Gazeta “SOT” ka mësuar se ish-kryeministri Berisha ka nisur të bëjë llogaritë dhe hartojë strategjinë për të ardhmen e tij në politikë. Ajo nis me kapjen e grupit parlamentar, përmes së cilës synon të mbetet në sistem.
Skenari i Berishës
Ky vendim i Berishës për të kapur grupin parlamentar me në krye Ervin Salianjin duke hequr Alibeajn, do t’i japë mundësi atij që të këtë më shumë hapësirë kohore në Parlament, pasi aktualisht ai po e vuan shumë këtë problem, pasi Partia Socialiste e ka kufizuar dhe nuk e njeh si lider. Madje, mësohet se Berisha synon të marrë vetë drejtimin e këtij grupi parlamentar. Me grupin e tij parlamentar, Sali Berisha përveçse po “ëndërron” të diktojë e bllokojë Parlamentin, ka dhe përfitime të shumta suplementare nga shteti, si fonde, pagesa shtesë, zyra, dieta, makina e sekretare. Gjithashtu një tjetër synim i tyre kryesor me këtë skenar, është të përfitojë nga prezenca në delegacione e takime ndërkombëtare, me qëllim për të ri-vendosur lidhjet politike me personalitete të BE. Salianji do jetë defacto kryetar i grupit, Berisha do luaj në prapavijë. Berisha dhe Meta do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, njësoj sikundër bënë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të këtij viti, ku pas goditjes që mori nga amerikanët dhe britanikët, si dhe fundit poshtërues, ai përfundoi nën ombrellën e Ilir Metës. Megjithatë, mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.
Lëvizja e Alibeajt
Bashkimi i grupit parlamentar, një prej synimeve që kryedemokrati Sali Berisha i ka vendosur vetes prej muajsh, u mendua të arrihej përmes presioneve, blerjes së deputetëve që nuk i janë nënshtruar “Foltores” dhe ligjvënësit Ervin Salianji. Ndërkohë dje në një studio televizive Berisha e ka pranuar hapur se ka futur Salianjin për të larguar Alibeajn si kryetar grupi. Deputeti Salianji po mbledh firma në prapaskenë dhe në korridoret e politikës flitet se është lojë e Berishës. Ky i fundit, me ‘bekimin’ e Berishës, nisi takimet dypalëshe me deputetët që nuk janë rreshtuar krah Berishës, por tek të cilët ai mund të influencojë për të siguruar firmën dhe më pas të rrëzojë Alibeajn nga karrigia e vetme që mban në PD, sikundër është kreu i grupit parlamentar. Kushti ishte që ta merrte Salianji kryesimin. Kështu, Alibeajt, i duhej një lëvizje, për të pakësuar firmat e mbledhura nga Salianji , në mënyrë që “Foltorja” të mos arrinte kuorumin e deputetëve për ta përzënë atë si kryetar grupi. Pra vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë të Partisë Demokratike nga grupi parlamentar, me argumentin zyrtar se nuk kanë reflektuar për dhunën në protestën e 8 janarit të vitit të shkuar ishin për të hedhur në erë planet Berishës. Ai largoi nga grupi deputetët mbështetës të kreut të Foltores, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Alibeaj ka treguar në prapaskenë për demokratët e vetë skenarin e fshehtë që po luan ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Metaj për të marrë grupin parlamentar të PD. Në skemën e tyre janë përfshirë dhe dy biznesmenëve të fuqishëm të cilët po kontaktojnë në mënyrë private demokratët.
Diskutime rreth kësaj post