Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar sërish takimet me deputetë të grupit parlamentar të demokratëve.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, edhe paraditen e sotme Salianji u pa të ngjitej në selinë blu, aty ku mbërritën edhe kolegë të tij të tjerë deputetë. Mes tyre edhe “të përjashtuarit” nga Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi.
Pas aktit të Alibeajt, duket se Salianji është angazhuar për të mbledhur të gjitha firmat e nevojshme për t’i zënë vendin në krye të grupit parlamentar. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Por ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e kryedemokratit Sali Berisha.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post