Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.
“Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja.
– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
– Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.
– Ky vendim është i formës së prerë.
– Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Diskutime rreth kësaj post