Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thyer heshtjen pas vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi katër deputetët demokratë: Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.
Nga Saranda, Alibeaj tha se si ai është drejtuesi i PD-së pas largimit të Bashës dhe se ai është përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.
Gjithashtu Alibeaj komentoi lëvizjet e dokratëve për ta shkarkuar atë nga posti i kreut të grupit Parlamentar të PD-së, të cilët duan ta zëvendësojnë me Ervin Salianjin.
Me ironi ai tha se këto lëvizje agresionin sipas tij janë hall I Berishës dhe Ramës.
“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale”, është shprehur Alibeaj për gazetarët.
Diskutime rreth kësaj post