Një janar me temperatura tipike, minimumi -3 ose -4 deri në 13-14 gradë. Kështu pritet të jetë moti muajin e parë të 2023, pra një vijim dimri i butë siç ka qenë deri tani.
Sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje live tha se edhe gjatë ditës së nesërme do ketë temperatura të ulëta çka mund të sjellë ngrica në rrugë.
“Këto janë ditët më të ftohta. Ditët e tjera të janarit do të sjellin momente të shkurtra. Në zonat malore -4, -5 gradë ndërsa maksimumet 13-14 gradë. Edhe gjatë ditës së nesërme do ketë temperatura të ulëta çka mund të sjellë ngrica në rrugë. Në fundjavë, prej të premtes do ketë rritje të temperaturave të ajrit.
Ditët e mbetura të janarit do të jenë me temperatura tipike të janarit, nga -2 gradë në 13-14 gradë. Do ketë dhe episode me temperatura -5 gradë celsius. Sot nesër do ketë mjegull në zonat perëndimore. Kalime të pakta të vranësirave.Ende nuk ka sinjale që dëbora do të zbresë në kryeqytet. Mundësitë janë vetëm për Dajtin. Në qytet temperaturat nga -4 gradë der në 14-15 gradë”, tha Osmani.
Diskutime rreth kësaj post